Trupat e 64 ushtarëve të tjerë ukrainas që vdiqën duke mbrojtur fabrikën e çelikut Azovstal në Mariupol, (që ndodhet në juglindje të Ukrainës), janë riatdhesuar në territorin e kontrolluar nga qeveria, tha të martën ministria.
“Ukraina ka kthyer trupat e 64 mbrojtësve heroikë të Azovstal për varrimin e tyre dinjitoz”, thuhet në deklaratë. “Procesi i kthimit të trupave të ushtarëve të vdekur ukrainas vazhdon”.
Ministria tha se trupat u riatdhesuan në një “shkëmbim”./UBTNews/