Ushtria ukrainase thotë se ka goditur sistemin e dytë raketor në ishullin Snake, si dhe personelin rus në një “operacion të vazhdueshëm” për çlirimin e ishullit të Detit të Zi.
“Gjatë natës pati mbi 10 goditje në shënjestër në ishull. Ne jemi ende duke hetuar rezultatet, por po marrim raporte se një sistem tjetër raketor “Pantsir S1″ u godit”, tha Natalia Humenyuk, zëdhënëse e Mbrojtjes së Jugut të Ukrainës.
Ishulli Snake ishte skena e një prej hapave të luftës në Ukrainë dhe është me rëndësi strategjike për të dyja palët./UBTNews/