UBT News

Ukraina: Gjykata Ndëkombëtare Penale do vijojë të ndjekë kriminelët rusë të luftës, pavarësisht sanksioneve të Trump

Ukraina ka thënë se beson se Gjykata Ndërkombëtare Penale do të vijojë punën në lidhje me krimet ruse të luftës, pavarësisht sanksioneve të vendosura ndaj kësaj gjykate nga Donald Trump.

Sipas mediave të huaja, Trump autorizoi sanksione ekonomike dhe të udhëtimit, që synojnë njerëzit që punojnë për hetimet e kësaj gjykate ndaj qytetarëve amerikanë ose aleatëve të SHBA-së si Izraeli.

Gjykata Ndërkombëtare Penale është një gjykatë e përhershme që mund të ndjekë penalisht individë për krime lufte, krime kundër njerëzimit, gjenocid dhe krim agresioni kundër territorit të shteteve anëtare ose nga shtetasit e tyre kundrejt një vendi tjetër.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Ukrainës, Heorhii Tykhyi, tha në një konferencë në Kiev: “Ne jemi të bindur se GJPN-ja do të vazhdojë të përmbushë funksione të rëndësishme në rastin e Ukrainës, në veçanti duke sjellë para përgjegjësisë kriminelët rusë të luftës”.

Ne e dimë se marrëdhëniet midis SHBA dhe Gjykatës Ndërkombëtare Penale kanë një histori të gjatë“, tha ai më tej.

Exit mobile version