UBT News

Ukraina fton nënat ruse të marrin djemtë e tyre të kapur në fushëbetejë

Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës u ka kërkuar nënave të ushtarëve rusë që të shkojnë në kryeqytetin Kiev për të mbledhur djemtë e tyre, përcjell UBT News.

Ministria nisi një përpjekje për të turpëruar dhe vënë në siklet Rusinë për mënyrën se si po pushton, duke u ofruar nënave ruse mundësinë të vijnë dhe t’i marrin djemtë e tyre për t’i çuar në shtëpi.

Ata thanë, “Është marrë një vendim për t’ua dorëzuar ushtarët e kapur rusë nënave të tyre nëse vijnë për t’i marrë në Ukrainë, në Kiev”.

Ka pasur raporte të ukrainasve, ku këta të fundit u ofrojnë ushqim dhe çaj ushtarëve rusë që janë kapur ose dorëzuar, si dhe një video që qarkullon që lë të kuptohet se dikush lejohet të telefonojë me video nënën e tij për ta njoftuar se ai ishte gjallë dhe se po kujdeseshin për të.

Një imazh i publikuar nga Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës thuhet se tregon një ushtar rus të kapur në telefon me nënën e tij. Credit: @ServiceSs

Zëvendëskryeministrja e Ukrainës, Iryna Vereshchuk i ka kërkuar gjithashtu Kryqit të Kuq Ndërkombëtar që t’u japë ndihmë për të kthyer trupat e pajetë të ushtarëve rusë në atdheun e tyre.

Javën e kaluar ajo tha, “Ka mijëra trupa të pushtuesve. Kjo është një nevojë humanitare. Ne kërkojmë që trupat e pushtuesve të largohen nga territori ukrainas dhe të shkojnë në Rusi”.

“Ne kërkojmë që trupat e pushtuesve të largohen nga territori ukrainas dhe të shkojnë në Rusi”.

“Ne u bëjmë thirrje rusëve përsëri që të bëjnë këtë, që të ketë më pak trupa [të pa jetë] të djemve tuaj, të njerëzve tuaj, përndryshe do të ketë mijëra prej tyre”.

Ajo përfundoi,“E them sërish, fitorja do të jetë e jona”, transmeton UBT News.

Në një deklaratë tjetër të lëshuar nga ushtria ukrainase, pretendohej se një grup ushtarësh rusë që ishin kapur kishin mësuar se po dërgoheshin në Ukrainë vetëm një ditë para fillimit të pushtimit dhe menduan se po shkonin atje vetëm për të mbledhur informacion përpara se të dërgoheshin në shtëpi.

Shërbimet e urgjencës në vendngjarje pasi një ndërtesë është sulmuar.
Credit: REUTERS

Një citim që i është atribuar komandantit të togës, Konstantin Buyniçev thoshte, “Askush nuk mendonte se ne do të vrisnim. Ne nuk do të luftonim – ne po mblidhnim informacion”.

Sot është dita e tetë që nga hyrja e Rusisë në Ukrainë, dhe deri më tani ata janë ndeshur me rezistencë të ashpër nga ukrainasit, si dhe me sanksione të rënda nga komuniteti ndërkombëtar.

Një raund i dytë i bisedimeve diplomatike do të zhvillohet pasi negociatat e para të hënën ishin të pasuksesshme./UBTNews/

Exit mobile version