UBT News

Ukraina fillon të përdorë teknologjinë e njohjes së fytyrës për rusët dhe të vdekurit

Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës filloi të shtunën të përdorë teknologjinë e njohjes së fytyrës të kompanisë Clearview AI, tha shefi ekzekutiv i kompanisë pasi startup-i amerikan u ofroi mundësinë që të identifikohen sulmuesit rusë, të luftojnë dezinformimin dhe t’i identifikojnë të vdekurit.

Ukraina ka qasje falas në teknologjinë e njohjes së fytyrës të kompanisë Clearview AI duke i lejuar autoritetet potencialisht të kontrollojnë njerëzit me interes në pikat e kontrollit, shtoi Lee Wolosky, një këshilltar i Clearview dhe ish-diplomat nën presidentët amerikanë Barack Obama dhe Joe Biden.

Gjithçka filloi pasi Rusia pushtoi Ukrainën dhe shefi ekzekutiv i Clearview, Hoan Ton-That i dërgoi një letër Kievit duke ofruar ndihmë, sipas një kopjeje të parë nga Reuters./UBTNews/

Exit mobile version