UBT News

Ukraina fillon prodhimin e predhave për tanket e epokës sovjetike

Prodhuesi shtetëror ukrainas i armëve, Ukroboronprom njoftoi se kanë filluar prodhimin e municioneve për tanket e epokës sovjetike.

“Grupi i parë i predhave 125 mm për tanket T-64, T-72 dhe T-80, të cilat Forcat e Sigurisë dhe Mbrojtjes së Ukrainës i përdorin për të goditur pushtuesit, tashmë janë dorëzuar”, thuhet në një postim në Telegram.

Sipas njoftimit, ato u prodhuan për të përmbushur një urdhër nga Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës./UBTNews/

Exit mobile version