Mungesa e ushqimit në Ukrainë po përhapet për shkak të anijeve luftarake ruse që bllokojnë portet e Ukrainës dhe tregtinë në Detin e Zi, tha zëvendësministri ukrainas i Ekonomisë, Taras Kaçka.
Kaçka iu referua një deklarate të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, i cili tha se një e pesta e popullsisë së botës do të përjetojë uri për shkak të luftës në Ukrainë.
Kaçka tha se Rusia po krijon krizë ushqimore jo vetëm në Ukrainë, por edhe në vende të tjera të botës, pasi anijet ruse të cilat qëllojnë anijet tregtare ukrainase po pengojnë Ukrainën të eksportojë misër, grurë dhe vaj vegjetal.
“Po të mos ishte Rusia, Afrika dhe Lindja e Mesme nuk do të duhej të mendonin se ku të gjenin më shumë para për të blerë grurë”, tha Kaçka.