Sekretari i Përgjithshëm në largim i NATO-s, Jens Stoltenberg u kërkoi vendeve anëtare të mbështesin vlerat themeluese të aleancës. Këto deklarata i bëri të enjten gjatë një fjalimi që reflekton mbi mandatin e tij dhjetëvjeçar.
“Qëkur mora mandatin tim si sekretar i përgjithshëm në vitin 2014, bota rreth nesh ka ndryshuar thellësisht”, tha ai në fjalimin e tij lamtumirës.
Stoltenberg tha se Ukraina është më afër NATO-s se kurrë më parë, derisa shtoi se dera e aleancës është e hapur dhe se Ukraina do të anëtarësohet.
“Sot, Presidenti Putin beson se mund t’i arrijë qëllimet e tij në fushën e betejës. Dhe ai beson se mund të na presë jashtë. Kjo është arsyeja pse ai vazhdon të bëjë luftën e tij brutale. Nuk besoj se mund ta ndryshojmë mendjen e Putinit. Por unë besoj se ne mund të ndryshojmë llogaritjet e tij. Duke i dhënë Ukrainës më shumë armë, ne mund ta shtyjmë Putinin të kuptojë se nuk mund të arrijë atë që dëshiron me forcë dhe ta bëjë atë aq të kushtueshme sa do t’i duhet të pranojë se Ukraina ka të drejtën sovrane demokratike për të ekzistuar si një komb sovran demokratik”, tha ai./UBTNews/