UBT News

Ukraina eksportoi tetë milionë tonë drithë

Si pjesë e nismës për eksportin e grurit, Ukraina deri më tani ka eksportuar tetë milionë ton produkte bujqësore përmes porteve detare në rajonin e Odesës, njoftoi sot shërbimi për shtyp i Ministrisë së Infrastrukturës së Ukrainës.

Dy anije mallrash me drithëra u nisën sot nga porti i Pivdenjit, itinerarit të Azisë dhe Evropës, tha shërbimi për shtyp i ministrisë ukrainase në Facebook, përcjellë agjencia e lajmeve ukrainase Ukrinform.

Marrëveshja për zhbllokimin e porteve ukrainase të Detit të Zi u arrit në korrik me ndërmjetësimin e Turqisë dhe OKB-së.

Exit mobile version