Presidenti i zgjedhur çek, Petr Pavel i ka thënë BBC-së se Ukrainës duhet t’i mundësohet të bashkohet me NATO-n “sapo të përfundojë lufta”.
Sipas tij, Ukraina do të ishte “moralisht dhe praktikisht e gatshme” për t’iu bashkuar aleancës perëndimore pasi të ketë përfunduar konflikti.
Në intervistën e tij të parë të transmetuar në media ndërkombëtare që nga zgjedhja e tij, gjenerali Pavel mbron fuqishëm mbështetjen ushtarake perëndimore për Kievin. Ai tha se nuk duhet të ketë pothuajse “asnjë kufi” për atë që vendet duhet të dërgojnë.
Duke folur nga pallati i rilindjes Hrzansky, disa qindra metra larg Kalasë së Pragës, ai tha se dërgimi i avionëve luftarakë perëndimorë si F-16 për të nuk është “tabu”, por ai nuk është i sigurt se ato mund të dorëzohen në një afat kohor që mund të jetë i dobishëm për Kievin.
Presidenti i Shteteve të Bashkaura të Amerikës, Joe Biden e ka përjashtuar mundësinë e dërgimit të F-16 këtë javë, megjithëse homologu i tij francez, Emmanuel Macron ka thënë se asgjë nuk përjashtohet.
“Jam krenar që vendi im është një nga të parët që i ka ofruar Ukrainës ndihmë të konsiderueshme ushtarake”, tha presidenti çek për BBC.
Republika Çeke është vendi i parë perëndimor që dërgoi tanke dhe automjete luftarake të këmbësorisë – T72 dhe BMP1 të dizajnuara nga sovjetikët – në Kiev, pjesë e një serie dërgesash të armëve të rënda që thuhet se filluan që në mars të vitit 2022./UBTNews/