UBT News

“Ukraina e ka momentumin”, thotë shefi i NATO-s

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha të martën se “Ukraina e ka momentumin” në luftën me Rusinë dhe aleanca perëndimore e mbrojtjes do të qëndrojë me Kievin për aq kohë sa duhet.

“Ndërsa Rusia po përdor gjithnjë e më shumë sulme të tmerrshme dhe pa dallim ndaj civilëve dhe infrastrukturës kritike, presidenti Putin po dështon në Ukrainë”, tha Stoltenberg në një konferencë për media në prag të një takimi të ministrave të mbrojtjes të NATO-s në Bruksel.

Ai tha se NATO do të zhvillojë stërvitjen e saj vjetore të parandalimit bërthamor javën e ardhshme dhe po monitoron nga afër forcat bërthamore të Rusisë./UBTNews/

Exit mobile version