Negociatat për anëtarësimin e Ukrainës në Bashkimin Evropian (BE) duhet të fillojnë këtë vit, tha të hënën kryeministrja estoneze Kaja Kallas.
Kievi bëri kërkesën për t’iu bashkuar bllokut më të pasur tregtar në botë vitin e kaluar, pas pushtimit nga Rusia.
“Ne shpresojmë që Ukraina do të nisë negociatat e anëtarësimit me Bashkimin Evropian këtë vit”, tha Kallas./UBTNews/