Holanda do t’i japë Ukrainës deri në 2.5 miliardë euro (2.65 miliardë dollarë) ndihmë në vitin 2023, ka thënë qeveria holandeze.
Paratë janë të destinuara për ndihmë ushtarake, për të rindërtuar infrastrukturën kritike dhe për të ndihmuar hetimet për krimet e mundshme të luftës, njoftoi qeveria.
“Për aq kohë sa Rusia do të vazhdojë luftën e saj kundër Ukrainës, Holanda do të ofrojë ndihmë për Ukrainën. Ushtarake, humanitare dhe diplomatike”, tha kryeministri Mark Rutte në një postim në Twitter./UBTNews/