UBT News

Ukraina do të përballet me ndërprerje disa orëshe të energjisë elektrike pas sulmeve ruse

Sot banorët e Ukrainës mund të përballen me ndërprerje për orë të tëra të energjisë elektrike pas sulmeve ruse në infrastrukturën energjetike të vendit.

Rrjeti elektrik i Ukrainës, Ukrenergo paralajmëroi se sulmet e rënda të artilerisë dhe raketave kanë ndërprerë furnizimet për rreth 40% të banorëve të vendit.

“Ju gjithmonë duhet të përgatiteni për më të keqen. Ne e kuptojmë se armiku dëshiron të shkatërrojë sistemin tonë të energjisë në përgjithësi, për të shkaktuar ndërprerje të gjata”, tha shefi ekzekutiv i Ukrenergos, Volodymyr Kudrytskyi për televizionin shtetëror ukrainas.

“Duhet të përgatitemi për ndërprerje të mundshme të gjata, por për momentin po prezantojmë oraret që janë planifikuar dhe do të bëjmë gjithçka që ndërprerjet të mos jenë shumë të gjata“, deklaroi ai tutje.

Mbrëmë presidenti Volodymyr Zelensky tha se më shumë se 10 milionë banorë janë aktualisht pa energji elektrike, pasi ai paralajmëroi se duhet bërë më shumë për të mbrojtur qiejt e Ukrainës./UBTNews/

Exit mobile version