Ministri i Jashtëm i Ukrainës tha se ai po i parashtronte një propozim presidentit Volodymyr Zelenskyy që Kievi të ndërpresë marrëdhëniet diplomatike me Teheranin për furnizim me armë Rusisë.
Ministri i Jashtëm Dmytro Kuleba tha në një konferencë shtypi se Teherani mbante përgjegjësinë e plotë për shkatërrimin në Ukrainë.
Kuleba shtoi gjithashtu se Kievi do t’i dërgojë një notë zyrtare Izraelit duke kërkuar furnizime dhe bashkëpunim të menjëhershëm të mbrojtjes ajrore./UBTNews/