UBT News

Ukraina do të marrë kredi 100 milionë euro nga BE-ja për rindërtim

Ukraina do të marrë kredi shtesë në shumën prej 100 milionë euro (108 milionë dollarë) nga Bashkimi Evropian për të rindërtim pas dëmeve të luftës, njoftoi Komisioni Evropian.

“Ne jemi të vendosur të rikthejmë jetën në të gjitha komunitetet në Ukrainë që vuajnë si pasojë e agresionit rus”, tha presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Banka Evropiane e Investimeve (EIB) do t’i huazojë paratë, të cilat do të përdoren, për shembull, për të rivendosur infrastrukturën bashkiake ose për të riparuar linjat e transmetimit për energjinë elektrike.

BE ka dhënë tashmë rreth 70 miliardë euro në mbështetje për Ukrainën dhe popullin e saj që nga fillimi i luftës nga Rusia, sipas komisionit. Kjo përfshin 2.4 miliardë euro financim nga BEI./UBTNews/

Exit mobile version