Do të duhen “disa muaj në rastin më të mirë” që Ukraina të marrë avionë luftarakë F-16, tha sekretari i Forcave Ajrore të SHBA, Frank Kendall.
Joe Biden njoftoi këtë javën e kaluar, duke thënë se SHBA do t’i lejojë aleatët e saj të trajnojnë forcat ukrainase se si të operojnë avionët luftarakë F-16 dhe përfundimisht të ofrojnë vetë avionin.
“Ka qenë në punë dhe padyshim që ka pasur interes nga Ukraina për të marrë atë lloj aftësie”, u tha Kendall gazetarëve në Defence Writers Group, sipas CNN.
Ai shtoi se kjo do të ndodhë në “më pak se disa muaj”./UBTNews/