Kryeministri spanjoll Pedro Sánchez thotë se do të diskutojë luftën e Rusisë kundër Ukrainës me udhëheqësin kinez Xi Jinping gjatë një vizite shtetërore në Kinë javën e ardhshme.
Sánchez tha se ai do të trajtojë tre tema me Xi:
*Përforcimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe festimi i 50 vjetorit të marrëdhënieve diplomatike midis Madridit dhe Pekinit.
*Shpjegimi i synimeve të presidencës spanjolle të BE në gjysmën e dytë të vitit 2023.
*Diskutimi për stabilitetin dhe paqen në Ukrainë.
Sanchez tha se ai do të trajtonte në mënyrë specifike çështjet e paqes, sipas kushteve të Kievit, dhe integritetit territorial të Ukrainës./UBTNews/