Ukraina do të dërgojë 87 pjesëtarë të stafit të shpëtimit emergjent në Turqi për ta ndihmuar pas tërmetit vdekjeprurës, njoftoi të martën Kabineti i Ministrave të Ukrainës.
87 pjesëtarët janë pjesë e një detashmenti të kërkim-shpëtimit të Shërbimit Shtetëror të Emergjencave të Ukrainës.
Ndërkohë, të martën në Kiev njerëzit vendosën lule dhe qirinj në ambasadën turke në nderim të viktimave të tërmetit./UBTNews/