Zyrtarët ukrainas dhe ata rusë pritet të mbajnë rundin e tretë të bisedimeve këtë fundjavë për t’i dhënë fund luftimeve të shkaktuara nga sulmet e Moskës.
“Rundi i tretë mund të zhvillohet nesër ose pasnesër – jemi në kontakt të vazhdueshëm”, deklaroi këshilltari presidencial, Mykhailo Podolyak.
Rundi i parë i bisedimeve pa zyrtarë nga të dyja palët ndodhi në kufirin ukrainas me Bjellorusinë – me pak përparim. Kurse në rundin, Rusia u dakordua për nevojën për armëpushim të përkohshëm në korridoret humanitare që t’iu lejohet civilëve të shpëtojnë nga luftimet. Por Ukraina tha se ky nuk ishte rezultati që priste.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, i ka kërkuar presidentit rus, Vladimir Putin, takim sy më sy, sepse sipas tij kjo është mënyra e vetme për t’i dhënë fund luftës./UBTNews/