Ukraina dhe Rumania të premten nënshkruan një marrëveshje për të rritur eksportin e drithit nga Kievi përmes Rumanisë, pas prishjes së marrëveshjes nga Moska.
Marrëveshja u nënshkrua gjatë udhëtimit të kryeministrit ukrainas, Denys Shmyhal, në kryeqytetin rumun, Bukuresht, për bisedime me homologun e tij rumun, Marcel Ciolacu.
Të dy krerët diskutuan rreth gjetjes së rrugëve për të rritur eksportet kryesore të grurit të Ukrainës dhe përmirësimin e infrastrukturës për transport përtej lumenjve, hekurudhave, rrugëve, detit, përfshirë edhe pikat kufitare./UBTNews/