Ukraina thotë se ka dërguar miell në territoret palestineze në kuadër të nismës së presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, për të dërguar furnizime bujqësore falas në vendet dhe rajonet e varfra.
“Palestina përfitoi 1000 ton miell gruri. Kjo është e para nga tri dërgesat e destinuara për Palestinën… Ajo do të mbështesë mbi 101 mijë familje palestineze për një muaj”, thuhet në njoftim./UBTNews/