UBT News

Ukraina bojkoton mbledhjen e OSBE-së në shenjë proteste për shkak të pranisë ruse

Një takim i asamblesë parlamentare të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë ka filluar pa delegacionin ukrainas, sipas të cilit prania e rusëve është “fyerje”.

Takimi dyditor i asamblesë është lënë në hije nga polemika mbi pjesëmarrjen e rusëve.

Austriakët thanë se si vend pritës, ata ishin të detyruar t’u jepnin viza përfaqësuesve nga të gjitha 57 vendet anëtare të OSBE-së. Ukraina tha se nuk do të marrë pjesë nëse Rusia është pranishme, ashtu si Lituania.

OSBE, që ndodhet në Vjenë, u krijua gjatë Luftës së Ftohtë si një platformë për dialogun midis Lindjes dhe Perëndimit. Grupi ka një mision të gjerë, përfshirë paqen, të drejtat e njeriut, kontrollin e armëve dhe çështje të tjera të sigurisë./UBTNews/

Exit mobile version