UBT News

Ukraina bën përparim në jug kundër Rusisë

Trupat ukrainase kanë rimarrë më shumë territor në rajonet e aneksuara ilegalisht nga Rusia. Forcat e Kievit po përparojnë pranë qytetit jugor të Khersonit dhe po konsolidojnë fitimet në lindje.

Zyrtarët e instaluar nga Rusia në Kherson konfirmuan avancimin e Ukrainës në këtë pjesë. Në lindje, forcat ukrainase hynë në rajonin e Luhanskut që kontrollohet Rusia.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky tha se “ka vendbanime të reja të çliruara në disa rajone”.

Në fjalimin e tij të mbrëmshëm, presidenti Zelensky tha se “luftimet e ashpra po vazhdojnë në shumë zona”, por nuk dha detaje. Por në jug, Vladimir Saldo, udhëheqës i instaluar nga Rusia në rajonin Kherson, pranoi se forcat ukrainase kanë depërtuar pranë Dudchany, një qytet në lumin Dnipro rreth 30 km në jug të vijës së mëparshme të frontit. Lumi quhet Dnieper nga rusët./UBTNews/

Exit mobile version