Shërbimi i Sigurisë i Ukrainës (SBU) ka arrestuar një prift në Kherson për shitje të armëve ruse dhe municion.
“Ai shiti fshehurazi armë dhe municione që mbetën pas arratisjes së Rashistëve nga kundërofensiva ukrainase”, njoftoi SBU përmes një deklarate në Telegram.
“Është e dokumentuar se kleriku mbante arsenale të armikut në dy kasaforta. Një prej tyre është pikërisht në territorin e ndërtimit të një kishe të re UOC (MP) në Kherson”, thuhet tutje në njoftimin e SBU-së./UBTNews/