UBT News

Ukraina akuzon Rusinë për përhapjen e dezinformatave për të detyruar civilët të largohen

Ushtria e Ukrainës ka akuzuar zyrtarët e instaluar nga Rusia në rajonin jugor Kherson për përhapjen e dezinformatave për të detyruar civilët të largohen nga rajoni në një evakuim të detyruar, një krim lufte.

Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës tha: “Okupatorët vazhdojnë zhvendosjen e detyruar të civilëve në territoret e pushtuara përkohësisht të rajonit Kherson”.

“Armiku përdor frikësimin e civilëve, duke përhapur dezinformata për një shpërthim të mundshëm të digës së hidrocentralit Kakhovka”, thuhet në deklaratë.

Forcat e armatosura të Ukrainës shpjeguan se popullsia lokale në Kherson është “privuar nga mjetet e komunikimit” dhe nuk është në gjendje të marrë një pamje të saktë të asaj që po ndodh realisht në luftë./UBTNews/

Exit mobile version