UBT News

Ukraina akuzon Rusinë se planifikon të organizojë sulm me ‘flamur të rremë’ në centralin bërthamor

Gjenerali Oleksii Gromov, shefi i departamentit kryesor operativ të shtabit të përgjithshëm të ushtrisë ukrainase, ka akuzuar Rusinë se po planifikon të organizojë shpërthime në termocentralin bërthamor të Zaporizhzhias dhe ta fajësojë Ukrainën në një sulm me ‘flamur të rremë’.

Rusia mori nën kontroll Zaporizhzhian që në ditët e para të luftës. Të dy shtetet, Rusia dhe Ukraina e kanë akuzuar njëra-tjetrën për sulmin ndaj centralit bërthamor.

Javën e kaluar, Moska ka deklaruar se Ukraina po përgatitet të përdorë një “bombë të pistë”, një mjet shpërthyes me material radioaktiv, në territorin e saj. Perëndimi i ka hedhur poshtë këto deklarata duke i cilësuar si dezinformata që janë krijuar nga Rusia me pretekstin për të arsyetuar përshkallëzimin e luftës./UBTNews/

Exit mobile version