UBT News

Ukraina akuzon Rusinë për përdorimin e municioneve thërrmuese

Ukraina ka pohuar se trupat e Moskës kanë sulmuar fshatin Halytsynivka në rajonin e Donetsk me artileri raketash me municion thërrmues.

Pesë shtëpi private u shkatërruan, dhe për pasojë mbetën disa civilë të vrarë e të plagosur.

Municionet thërrmuese janë të ndaluara sipas konventës ndërkombëtare – megjithëse as Rusia dhe as Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk janë pjesë e saj. Ato janë një formë e armëve shpërthyese të lëshuara nga ajri ose nga toka që lëshojnë ose nxjerrin nënmunicione më të vogla./UBTNews/

Exit mobile version