UBT News

Ukraina akuzon Rusinë për bllokimin e furnizimeve me naftë në Zaporizhzhia

Kompania shtetërore e energjisë bërthamore e Ukrainës, Energoatom ka akuzuar Rusinë se nuk ka lejuar autokolonën e automjeteve të kompanisë që transportojnë naftë të hyjë në termocentralin bërthamor të Zaporizhzhias, kjo për shkak të mungesës së energjisë elektrike.

Përkundër se u rikthye energjia, ajo u ndërpre sërish, duke e detyruar centralin të kalojë nga gjeneratorët e emergjencës me naftë, tha të mërkurën shefi i mbikëqyrjes atomike të OKB-së, Rafael Grossi.

“Energoatom përgatiti dhe dërgoi një grup tjetër të karburantit dizel në Uzinën Bërthamore të Zaporizhzhias. Megjithatë që nga ora 10:00 (07:00 GMT), pala ruse nuk lejon kalimin e autokolonës së automjeteve të kompanisë”, thuhet në njoftim./UBTNews/

Exit mobile version