Në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka nisur seanca gjyqësore për rastin ndaj të dyshuarve për krim të organizuar me viza italiane, grup në të cilin është edhe Ukë Rugova, ish-ministri i Kulturës, Astrit Haraqija dhe të tjerët.
Në këtë rast akuzohen Ukë Rugova, Astrit Haraqija, Qefser Baholli, Izet Beqiri dhe Florian Petani, të cilët u deklaruan si të pafajshëm për veprën penale që akuzohen.
Mbrojtja e të pandehurit, Izet Beqiri, avokati Besnik Berisha ka kundërshtuar përfshirjen e mediave në proces verbal, si dhe të gjithë personave të tjera të pranishëm që nuk e kanë statusin e palës. Ai kërkoi që mos të bëhen publike fytyrat e të akuzuarve.
Më pas, të gjitha të akuzuarit u deklaruaran se janë të pafajshëm për veprën penale që akuzohen.
Kryetarja e trupit gjykues, Fatime Dermaku tha se interesi i publikut është i madh për këtë rast, por kërkoi që mos të behën publik fytyrat e të akuzuarve. Ndërsa, në seanca u dëgjua edhe dispozitivi i aktakuzës.
Prokurorja e rastit, Florije Shamolli thotë se nga provat që do të administrohen në shqyrtim gjyqësor, 77 dëshmitarë do të dëgjohen me dëshmitë e tyre se i akuzuari Ukë Rugova me të akuzuarit tjerë iu ka mundësuar pajisja me viza italiane schengen për këta klientë, që për këto viza kanë paguar shuma të ndryshme të parave deri në 4 mijë euro. Ajo tha se aplikacionet për këta klient gjatë një kontrolli u gjetën në shtëpinë, në rezidencën e të akuzuarit Ukë Rugova, por gjithashtu një numër i aplikacioneve ishin të shoqëruar me dokumente që pretendohej që ishin kontrata të punësimit ishin të nënshkruara nga Qefser Baholli e që këto informata janë të rreme.
Fjalën hyrëse e kanë thanë edhe avokati i Ukë Rugovës, Nexhat Shaban dhe mbrojtja e Izet Beqirit, Besnik Berisha. Aktualisht fjalën hyrëse është duke e thënë i akuzuari, Florian Petani, i cili ka hequr dorë nga mbrojtja.