UBT News

Uka: 17 milionë euro mbështetje për pensionistët dhe familjet me asistencë sociale

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fitim Uka, tha se për 100 ditë të punës qeveria Kurti ka dëshmuar se punon për qytetarët dhe se ndryshimi i premtuar për vetëm tre muaj po vërehet.

Uka tha se ndryshimin mund ta vërejnë shumë familje në nevojë, ku ka treguar për të gjitha mjetet që qeveria do të ndajë për të gjitha kategoritë.

“Natyrshëm ndryshimin do ta ndjejnë më shumë familjet në nevojë, plot 50 milionë euro iu dedikohen institucionit më të rëndësishëm që ka ballafaquar vështirësi në këtë kohë me sfida të mëdha, pra familjes. Për familjet që kanë humbur kryefamiljarin nga pandemia nuk do të kemi vetëm empatinë dhe ngushëllimin tonë, por do të ndahen 4 milionë euro që sado pak të adresojnë nevojat e tyre. Do të ndahen 17 milionë euro mbështetje për pensionistët dhe familjet me asistencë sociale dhe asnjë nuk do të jetë nën 100 euro, plus edhe 12 milionë euro për reformimin e asistencës sociale. 4 milionë euro kuponë ushqimi për familjet në nevojë do ta adresojnë edhe këtë shqetësim. Janë ndarë 3 milionë euro për lehonat e papuna që do të jetë një pagë për 6 muaj”, tha ai.

Deputeti Uka tha se reforma në shëndetësi po merr kuptim me 53 milionë euro që do të investohen në këtë fushë, teksa tha se 8 milionë euro do të ndahen për barnat esenciale.

Exit mobile version