UBT News

Ujkani: Raporti për vendin evidenton përparimin e Kosovës në fusha të rëndësishme

Lëvizja Vetëvendosje vlerëson se raporti për vendin evidenton përparimin e Kosovës në fusha të rëndësishme që përfshijnë reformat institucionet, sundimin e ligjit, zhvillimin ekonomik dhe integrimin rajonal.

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fjolla Ujkani u shpreh se Kosova ka shënuar progres në përmbushjen e standardeve ekonomike dhe të Bashkimit Evropian.

Këto komente Ujkani i bëri në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës.

Gjatë tre viteve të fundit raportet e Progresit Evropian kanë theksuar arritjet e rëndësishme legjislative të Kosovës në kriteret politike dhe progresin e saj në përmbushjen e standardeve ekonomike dhe të BE-së. Në agjendën e BE-së qeveria jonë është vlerësuar pozitivisht në zbatimin e Agjendës për Reforma Evropiane ERA2 duke arritur mbi 70% zbatueshmëri. Gjithashtu programi kombëtar për integrimin evropian i fokusuar në zbatimin e marrëveshjes së stabilizim asocimit ka pasur një normë vjetore të zbatimit që ka kalon 60%”, theksoi ajo.

Deputetja nga radhët e LVV-së, Fjolla Ujkani para deputetëve të Kuvendit të Kosovës u shpreh se raporti për vendin tregon për progres në luftën kundër korrupsionit, reformat në administratë publike, kulturë, arsim e punësim.

Ky raport evidenton përparimin e Kosovës në fusha të rëndësishme që përfshijnë reformat institucionet, sundimin e ligjit, zhvillimin ekonomik dhe integrimin rajonal… nuk ka fusha të vlerësuara me regres si në vitet e kaluara. Në shumë fusha ne kemi kaluar një hap më lartë në shkallët e progresit siç janë lufta kundër korrupsionit, reforma e administratës publike, politikat ekonomike dhe monetare funksionimi i ekonomisë së tregut, arsimi dhe kultura, politika sociale dhe punësimi”, shtoi ajo.

Deputetja, Ujkani theksoi se heqja e masave ndëshkuese të vendosura nga BE-ja karshi Kosovës do të ringjallte dhe përshpejtonte reformat.

Heqja e masave ndëshkuese të vendosura nga BE do të ringjallte motivimin tonë dhe do të përshpejtonte më tej reformat tona. Përkushtimi i Kosovës do të forcohet edhe më shumë pasi të arrij statusin e vendit kandidat duke e bërë rrugën tonë drejtë BE-së më të qartë dhe më të prekshme”, tha ajo.

E seanca e sotme plenare e Kuvendit të Kosovës ka nisur me një orë vonesë.

Në anën tjetër tri partitë opozitare e kanë kundërshtuar fillimin e seancës pa u hedhur në votim pjesëmarrja e tyre, me arsyetimin se çdo seancë kërkohet të fillojë me votim.

Por, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca tha se seanca mund të filloj edhe pa e konfirmuar kuorumin.

Exit mobile version