Dhëmbë më të bardhë në shtëpi, pa rreziqe. Peroksidi i hidrogjenit, i njohur si ujë i oksigjenuar, është agjent natyral me veti dezinfektuese dhe antibakteriale. Ai përdoret për pastrimin e plagëve dhe parandalimin e infeksioneve. Por, a është efektiv kur bëhet fjalë për zbardhjen e dhëmbëve?
Platforma si YouTube e TikTok promovojnë përdorimin e ujit të oksigjenuar në kushte shtëpie për zbardhjen e dhëmbëve. Burimet mjekësore të besueshme, si Healthline, theksojnë se shumica e produkteve komerciale të zbardhjes së dhëmbëve përmbajnë peroksid hidrogjeni në përqendrim më të lartë se sa solucionet e thjeshta të blera në farmaci.
Sipas Journal of Clinical Dentistry, nuk ekziston një studim që të vlerësojë efektin e shpëlarjes së gojës me peroksid hidrogjeni në mënyrë direkte.
Megjithatë, disa studime mbi pasta dhëmbësh që përmbajnë peroksid tregojnë rezultate pozitive. P.sh një studim zbuloi se pasta me sodë buke dhe 1% peroksid hidrogjeni i bëri dhëmbët më të bardhë krahasuar me pastat tjera standarde.
Rregulla të sigurisë për përdorimin e ujit të oksigjenuar:
▪ Zgjidhni solucion të holluar 1.5% ose 3% për të shmangur irritimin e mishit të dhëmbëve dhe ndjeshmërinë dentare.
▪ Një mënyrë e sigurt është të shpëlani gojën me ujë të oksigjenuar për disa sekonda para se të lani dhëmbët.
▪ Për një efekt më të thellë, përzieni 2 lugë çaji peroksid hidrogjeni me 1 lugë çaji sodë buke për të krijuar një pastë të butë. Pastroni dhëmbët me kujdes dhe kufizoni përdorimin në një herë ose dy herë në javë.
Kujdes!
Përdorimi i tepërt ose me përqendrim të lartë mund të dëmtojë smaltin dhe të shkaktojë irritim të mishit të dhëmbëve.
Konsultimi me dentistin para përdorimit të rregullt të ujit të oksigjenuar është gjithmonë i rekomanduar.