Ajo që ndodh në organizëm si pasojë e temperaturave të nxehta është e rrezikshme. Të gjitha sistemet e krijuara për tu përshtatur me nxehtësinë stërmundohen.
Ekspozimi afatgjatë në temperatura të nxehta ndikon menjëherë në aftësinë e trupit për të djersirë, djersitja ka rol të rëndësishëm në freskinë e trupit dhe kur ajo bllokohet njeriu mund të pësojë një goditje të fortë. Truri bëhet më i nxehtë dhe njeriu bëhet konfuz dhe humb vetëdijen.
Kontraktimet e muskujve, përtharja e skuqja e lëkurës janë sinjale që tregojnë se duhet të futeni në ambient të kondicionuar. Njerëzit më të brishtë dhe më të ndjeshëm ndaj nxehtësisë janë ata obezë, fëmijët, të moshuarit dhe njerëzit që marrin medikamente të caktuara.
Si të freskoheni duke mbajtur kyçet nën ujë?
Mbajtja e kyçeve nën ujë është një qasje e mirë dhe e përqendruar për uljen e nxehtësisë së trupitm, kur të ndieni që vapa po ju vë për fund, hapni rubinetin e vendosni kyçet e dorës nën ujin e rrjedhshëm. Secili prej kyçeve duhet të qëndrojë nën rrjedhën e ujit për të paktën 30 sekonda.
Një mënyrë e tillë ulë temperaturën e gjakut në zonën e duarve e krahëve, gjaku qarkullon në trup duke e mbajtur të freskët për një orë. Hidratimi i domosdoshëm gjatë gjithë ditës. Ekspertët thonë se njeriu duhet të tregohet i kujdesshëm në hidratimin e vazhdueshëm gjatë gjithë ditës.
Pini ujë vazhdimisht dhe hani shumë fruta. Kësisoj do të ndihmoni trupin të rregullojë vetë temperaturën e tij e të përballet me më lehtësi me vapën.