UBT News

Ujësjellësi “Prishtina” vazhdon t’i shkyçë bizneset që kanë borxhe

Ujësjellësi Rajonal “Prishtina” ka njoftuar se po vazhdon edhe të mërkurën shkyçjen nga shërbimi i furnizimit me ujë të pijshëm për të gjitha bizneset që kanë fatura të papaguara.

Sipas njoftimit, borxhi total i bizneseve është mbi shtatë milionë euro.

Vazhdojmë me shkyçjen nga shërbimi i furnizimit me ujë të pijshëm për të gjitha bizneset që kanë një faturë e më shumë të papaguara për ujë dhe kanalizim. Ua kujtojmë që, borxhi total i bizneseve për shërbime të ujit është mbi 7 milion euro. Nxitoni dhe paguani borxhin ndaj KRU” Prishtina” , evitoni shkyçjen dhe koston shtesë për shkyçje dhe rikyçje!”, thuhet në njoftim.

Exit mobile version