UBT News

Ujësjellësi nis aksionin e shkyçjeve ndaj borxhlinjëve që kanë mbi 3000 euro borxh

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka nisur aksionin për shkyçjen e konsumatorëve që kanë borxhe të akumuluara mbi 3000 euro. Me moton “Pa pagesë, pa ujë!”, KRU Prishtina njofton se shkyçjet do të jenë të menjëhershme për të gjithë debitorët që nuk kanë bërë pagesat e nevojshme.

Sipas njoftimit, janë realizuar disa shkyçje në rrugën “Nikollë Ivanaj” në Prishtinë, ndërsa aksionet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim në zona të tjera të kryeqytetit dhe rajonit që mbulon kompania.

Përgjegjësia është e secilit. Të gjithë ata që nuk e përmbushin obligimin për pagesën e shërbimeve të ujit, do të përballen me ndërprerje të furnizimit. Borxhet mbi 3000 euro nuk do të tolerohen më”, thuhet në njoftimin e KRU Prishtina.

Kompania u bën thirrje konsumatorëve që të kryejnë pagesat në kohë për të shmangur masa të tilla./betimipërdrejtësi

Exit mobile version