Një nga kombinimet më të fuqishme të vlerave është ai i ujit me mjaltë dhe kanellë, ato janë ushqime të shëndetshme që përmbajnë vitamina e minerale që ndihmojnë të kemi një shëndet të mirë.
Mjalti, uji dhe kanella përdoren duke i trazuar në raportin 1 lugë gjelle mjaltë dhe 1 lugë çaji kanellë të bluar në një gotë me ujë.
Një gotë me ujë, mjaltë me kanellë konsumohet në mëngjes dhe në mbrëmje ose në formën e çajit duke shtuar ujë të ngrohtë.
Sistemi imunitar: Mjalti dhe kanella është e mirë për të fuqizuar sistemin imunitar, eliminuar lodhjen kronike dhe për jetëgjatësinë.
Diabeti: Kanella përban antioksidantë që kanë efekt me atë të insulinës. Antioksidantët shtyjnë glukozën jashtë gjakut drejt tek qelizat ku glukoza shërben si burim funksional energjie. Energjia, një burim i pastër i sheqerit natyral nuk shkakton luhatjet e sheqernave në gjak.
Pickimet e insekteve: Një nga përfitimet e kombinimit të mjaltit dhe kanellës është lehtësimi nga pickimet e insekteve. Kanella është substancë anti-inflamatore. Mjalti është përbërësi antiseptik dhe terapeutik i produkteve kozmetike. Ja pse kombinimi i të dyve jep rezultat ndaj të gjitha irritimeve të lëkurës dhe pickimeve dhe në të njëjtën kohë parandalon formimin e infeksioneve.
Tretja: Mjalti dhe kanella ndihmojnë në shëndetin dhe funksionimin e sistemit tretës, shuajnë gazrat nga stomaku dhe zorrët. Ato shërojnë stomakun e lënduar, infeksionet e fshikëzës së urinës dhe zbusin fryrjet.
Artriti: Mjalti e kanella përdoren dhe për të lehtësuar dhimbjet nga artiti. Konsumimi i rregullt mban kockat shëndetplotë e zbut dhimbjet e kyceve. Mjaltin dhe kanellën mund ta përzieni me ujë të vakët dhe të përfitoni të njëjtat rezultate fantastike.
Kujdesi për lëkurën: Lëkura është një nga përfitueset e mjaltit dhe kanellës. Një aplikim i pastës magjike trajton infeksionet më minimale apo edhe puçrrat. Mjalti dhe kanella së bashku mund të përhapen mbi plagë, apo thjesht në lëkurë.
Çrregullimet e zemrës: Mjalti dhe kanella përdoren për të ulur nivelet e kolesterolit, ato i japin një mburojë të madhe zemrës duke garantuar shëndetin e saj. Kolesteroli i keq çon në shfaqjen e arteriosklerozës apo trashjes së mureve të enëve të gjakut dhe arterieve.
Kjo rrit shanset e goditjes nga një atak në zemër. Mjalti e kanella ushqejnë flokët, i mbrojnë nga rënia, dhe stimulojnë rritjen. Të dy këto produkte përdoren individualisht dhe për higjienën orale, në heqjen e erës së keqe të gojës a për të lehtësuar dhimbjet e dhëmbit. /UBT News/