UBT News

Ujë me ananas – Një mrekulli për shëndetin

Trupi i njeriut përbëhet nga 60% ujë, prandaj në mënyrë që të mbështesni të gjitha proceset që ndodhin në trup, ju duhet të konsumoni shumë ujë gjatë ditës.

Për ta bërë më të lehtë konsumin e ujit, ju mund të ndryshoni sado pak shijen e tij.

AgroWeb.org në këtë artikull ju njeh me ujin me ananas, një nga pijet më të fuqishme që përshpejton humbjen e peshës, lufton inflamacionin në trup dhe lehtëson dhimbjen e kyçeve.

Përfitimet shëndetsore të ananasit dhe ujit me ananas

Vetë fruti i ananasit ka efekte të fuqishme anti-inflamatore për shkak të pranisë së enzimave që shpejtonjnë procesin e shërimit dhe lehtësojnë dhimbjen.

Këto enzima kanë gjithashtu veti të fuqishme antiparazitare, kështu që konsumi i rregullt i ananasit shkatërron dhe largon parazitët nga mëlçia dhe zorrët.

Prania e lartë e bromelinës dhe jodit, do të parandalojë çrregullime të ndryshme autoimune dhe do të lehtësojë çrregullimet e tiroides.

Ananasi është i bollshëm me fibra, kështu që konsumimi i tij krijon një ndjesi ngopjeje. Ndërsa tiamina që ai përmban,  përshpejton metabolizmin, dhe shndërron karbohidratet në energji.

Për më tepër, ananasi është i pasur me kalium, i cili forcon trupin dhe ruan një ekuilibër të shëndetshëm të elektroliteve.

Nga ana tjetër, uji me ananas është tepër i dobishëm në luftën kundër inflamacionit të zorrës së trashë dhe lehtëson gjithashtu simptomat e astmës.

Nëse shtoni edhe disa fara kopër në pije, ju do të shtoni më tepër aromë dhe do të qetësoni sistemin e tretjes.

Mënyra e përgatitjes:
Përbërësit:

½ filxhan me copa ananasi

1 lugë me farat e koprës

8 gota ujë të nxehtë

Përgatitja:

Shtoni copat e ananasit në një enë të mbushur me ujë të nxehtë.  Pijen lëreni  të ftohet në temperaturë dhome dhe më pas shtoni farat e koprës.

Lëreni të qëndrojë gjatë gjithë natës dhe në mëngjes kullojeni.  Konsumojeni këtë pije çdo ditë, për të korrur të gjitha përfitimet shëndetësore të ofruara nga ky frut i shijshëm./AgroWeb.org

Exit mobile version