Uji me Aloe Vera ofron vërtet përfitime mbresëlënëse ushqyese dhe shëndetësore. Uji i Aloe Vera, përftohet nga bima e mrekullive, e cila është përdorur prej shekujsh për vetitë e saj mjekësore. Uji me Aloe Vera ofron vërtet përfitime mbresëlënëse ushqyese dhe shëndetësore. Një gotë me 250 ml me ujë aloe vera përmban midis 50 dhe 60 kalori.
Ju gjithashtu do të merrni rreth 50 për qind të vlerës së përditshme për vitaminë C. Vitamina C ndihmon në mbrojtjen e trupit tuaj nga infeksioni, ruan shëndetin e eshtrave dhe dhëmbëve tuaj, si edhe ndihmon në shërimin e plagëve. Aloe vera përmban vitaminë B-12, folatë, kolinë, bakër dhe kalium gjithashtu. Uji me Aloe vera përmban tetë sheqerna natyralë që formojnë tetë sakaridet esenciale, sipas studiuesve të çertifikuar.
Këto nuk janë të ëmbël, as nuk krijojnë një ndryshim të menjëhershëm të sheqerit në gjak, siç ndodh me substanca si saharoza apo sheqeri i zakonshëm. Aloe vera siç tregojnë kërkimet, përmban 20 nga 22 aminoacidet që i nevojiten organizmit për funksionimin e duhur dhe shtatë nga tetë aminoacidet që konsiderohen jetësore për shëndetin.
Përfitimet mbrojtëse shëndetësore
Uji me Aloe vera ka veti anti-inflamatore në sistemin e tretjes dhe përdoret për të ndihmuar në trajtimin e kapsllëkut dhe urthit.
Uji me Aloe Vera në organizmin tuaj
Uji me Aloe Vera lehtëson shqetësimet e stomakut dhe rivendos tretjen normale pavarësisht nga shkaku themelor i shqetësimit. Është antimikrobik dhe anti-inflamator. Uji me Aloe Vera parandalon mikrobet nga përqendrimi në stomak dhe në zorrë. Mbron organet nga veprimi i toksinave dhe alergeneve. Pirja e 200ml e ujit Aloe vera 2-3 herë në ditë për një javë është një nga mënyrat më efektive për të hequr problemet tuaja të tretjes.
Si ta përgatisni në shtëpi?
Ju mund të shtoni një deri në dy lugë çaji aloe vera në një gotë me 200 ml ujë. Mund të shtoni disa pika lëng limoni dhe një lugë çaji me mjaltë për shije të mrekullueshme. Këshillohet se nëse dëshironi të bëni sasi të mëdha, prini gjethet e Aloe Vera dhe hiqni skajet e tyre. Pastroni lëkurën nga të dy anët për të marrë xhelin transparent. Grijeni masën e xhelit në mikser dhe ruajeni në kavanoza qelqi për deri në një javë në frigorifer./AgroWeb