UBT News

Uganda në izolim për shkak të rritjes së rasteve me Ebola

Presidenti i Ugandës, Yoweri Museveni njoftoi se Uganda do të jetë në izolim në dy rrethe me rrezik të lartë, ndërsa vendi po lufton me rritje të infeksioneve nga Ebola.

E gjithë lëvizja brenda dhe jashtë rretheve Mubende dhe Kassanda do të ndalet, tha Museveni në një fjalim televiziv të shtunën – megjithëse kamionët e mallrave do të lejohen të hyjnë dhe të dalin nga zonat.

Gjithashtu do të vendoset edhe shtetrrethimi. Vendet e adhurimit, baret, palestrat, saunat dhe objektet e tjera argëtuese do të mbyllen, por shkollat do të mbeten të hapura, shtoi ai./UBTNews/

Exit mobile version