UBT News

Uganda merr 1 mijë e 200 doza të kandidatëve për vaksina kundër Ebolës për prova

Një dërgesë e kandidatëve për vaksina kundër Ebolës, që do të përdoret në një provë klinike, ka mbërritur në Ugandë. Me Ebola janë infektur 142 persona dhe 56 të tjerë kanë vdekur, thanë autoritetet shëndetësore të enjten.

Javën e kaluar, Uganda njoftoi se pacienti i fundit me Ebola u largua nga spitali, duke ngjallur shpresat se i erdhi fundi virusit vdekjeprurës hemoragjik.

Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se do të dërgojë tre kandidatë për vaksina në Ugandë për t’u përdorur në një provë, një nga Universiteti i Oksfordit dhe Instituti i Serumit të Indisë, një tjetër nga Instituti i Vaksinave Sabin dhe i treti nga Merck & Co Inc (MRK.N)./UBTNews/

Exit mobile version