UBT News

Uganda mbyll shkollat për të luftuar Ebolën, rastet e reja bien

Të premten Uganda mbylli shkollat në mbarë vendin për të frenuar përhapjen e Ebolës, pavarësisht se ministri i shëndetësisë këmbëngul se rastet e reja po bien.

Direktiva për mbylljen e shkollave dy javë para përfundimit të afatit u shpall në fillim të këtij muaji pas vdekjes së tetë fëmijëve nga sëmundja shumë ngjitëse.

Por javët e fundit, numri i infeksioneve të regjistruara në Kampala dhe në epiqendrat e Mubendes dhe Kassandas ka rënë, tha ministrja e Shëndetësisë, Jane Ruth Aceng për AFP.

“Përparimi i madh në këtë luftë kundër Ebolës për Ugandën është se komunitetet e kanë kuptuar se Ebola është vdekjeprurëse dhe vret”, tha ajo.

“Ne inkurajojmë popullsinë të qëndrojë vigjilente dhe të bashkëpunojë me ekipet shëndetësore nëse duam ta fitojmë këtë betejë dhe ka shenja që Uganda po fiton”, shtoi ajo.

Zyra e OBSh-së në Ugandë tha të enjten se që nga 22 nëntori, asnjë rast nuk ishte deklaruar për nëntë ditë në Kamapala, dhjetë ditë në Mubende dhe 12 ditë në Kassanda./UBTNews/

Exit mobile version