Në Uganda, presidenti Yoweri Museveni ka mbyllur shkollat dhe ka ndaluar tubimet publike për 42 ditë meqë vendi po përballet me rritje të rasteve në valën e dytë të COVID-19.
Transporti publik do të punojë deri të enjten për t’u mundësuar studentëve të kthehen në shtëpi. Kurse kafenetë, teatrot dhe kinematë janë mbyllur.
Njoftimi për mbyllje erdhi pasi të dielën u regjistruan 1 mijë e 259 raste të reja – shifra më e lartë ditore që nga fillimi i pandemisë – dhe nëntë raste të vdekjes.
Uganda që nga fillimi i pandemisë ka regjistruar 52 mijë e 929 raste pozitive me COVID-19 dhe 374 raste të vdekjes./UBTNews