UBT News

Uganda konfirmon shtatë raste me Ebola dhe një rast të vdekjes

Uganda konfirmoi shtatë raste me Ebola, përfshirë këtu edhe një 24-vjeçar që ka vdekur në fillim të kësaj jave, dhe shtatë raste të vdekjes po hetohen si raste të dyshuara me Ebola, konfirmoi një zyrtar i shëndetësisë të enjten.

Viktima që u shënua nga Ebola kishte temperaturë të lartë, diarre, dhimbje barku dhe vjellte gjak. Pasi u trajtua fillimisht për malarien, ai u diagnostikua me llojin sudanez të virusit Ebola.

Uganda raportoi për herë të fundit për shpërthimin e llojit sudanez të virusit Ebola në vitin 2012.

Në vitin 2019, vendi përjetoi një shpërthim të Ebola Zaire. Virusi u përhap nga Republika Demokratike e Kongos, e cila po përballej me një epidemi të madhe në rajonin e saj verilindor./UBTNews/

Exit mobile version