Organi më i lartë i shëndetit publik i Afrikës ka thënë se shpërthimi i ebolës në Ugandë është nën kontroll. U bënë 39 ditë qëkur u raportua rasti i fundit me virusin ebola.
Drejtori në detyrë i CDC-së së Afrikës, Ahmed Ogwell Ouma, tha në një konferencë shtypi të enjten se nëse nuk raportohen raste të reja në Ugandë deri më 10 janar, atëherë shpërthimi do të marrë fund.
Fillimisht shpërthimi i ebolës u konfirmua në muajin shtator. Zyrtarët thanë se ishte lloj sudanez i sëmundjes, për të cilin nuk ka asnjë vaksinë.
Në dhjetor të vitit 2022, Uganda liroi pacientin e saj të fundit me ebola nga spitali dhe presidenti Yoweri Museveni hoqi të gjitha kufizimet e lëvizjes, duke reflektuar përparimin në frenimin e përhapjes së virusit./UBTNews/