UEFA ka deleguar Genc Nuzën si gjyqtar kryesor, që të ndajë drejtësinë në ndeshjen Djurgården – Viktoria SC, në kuadër të garës Conference League.
Për herë të parë, UEFA ka deleguar si AVAR edhe gjyqtarin Dardan Çaka në po këtë ndeshje, i cili do të mbështet në VAR nga gjyqtari gjerman Sascha Stegemann.
Në ndeshjen, e cila do të zhvillohet në stadiumin “Stockholm Arena” në Stokholm, Nuza do ta asistojnë Edmond Zeqiri dhe Granit Hyseni, ndërsa gjyqtari i katërt do të jetë Ilir Mehmeti.
Kjo ndeshje do të zhvillohet të enjten, më 24 tetor, me fillim në orën 18:45.