Sot nis festivali “Sunny Hill” në Prishtinë, ku do të përformojnë këngëtarë të njohur botërorë, ndër ta edhe këngëtarja shqiptare, Bebe Rexha.
Ndërkohë komuna e Prishtinës ka përditësuar vendimin duke ndryshuar orarin e nisjes së pjesëmarrësve në festivalin “Sunny Hill”.
“Tani nisja bëhet nga ora 14:00 te parkingu i Pallatit të Rinisë, dhe transport do të ketë deri në orën 05:00 të mëngjesit. Pra, të gjithë ju që doni të shkoni në këtë festival, do të mund të udhëtoni falas me autobusë të Trafiku Urban Prishtinë nga data 25 deri më 28 korrik”, thuhet në njofitimin e komunës.