UBT News

Udhëheqësit në Lindjen e Mesme dhe Evropë mirëpresin planin e paqes për Gazën

Udhëheqësit evropianë dhe të Lindjes së Mesme kanë mirëpritur një plan të ri paqeje të SHBA-së për Gazën, ndërsa Presidenti Donald Trump e paralajmëroi Hamasin ta pranonte atë.

Plani, i dakordësuar nga Trump dhe udhëheqësi izraelit Benjamin Netanyahu, propozon një ndërprerje të menjëhershme të operacioneve ushtarake.

Ai përcakton që brenda 72 orësh Hamasi duhet të lirojë 20 pengje izraelite të gjalla dhe mbetjet e pengjeve që besohet se janë të vdekur, në këmbim të qindra banorëve të Gazës të ndaluar, shkruan BBC.

Një burim palestinez i njohur me negociatat e armëpushimit i tha BBC-së se zyrtarëve të Hamasit u është dhënë plani 20-pikësh i Shtëpisë së Bardhë.

Ai kërkon që Hamasi të mos ketë asnjë rol në qeverisjen e Gazës dhe lë derën hapur për një shtet përfundimtar palestinez.

Duke folur në një konferencë për shtyp pas bisedimeve në Shtëpinë e Bardhë, Trump e quajti planin një ditë historike për paqen.

Por, ai tha se Netanyahu do të ketë mbështetjen e SHBA-së për të përfunduar punën e shkatërrimit të kërcënimit të Hamasit nëse Hamasi nuk pajtohet me planin.

Netanyahu më pas tha se Izraeli do ta përfundojë punën nëse Hamasi e refuzon planin ose nuk e zbaton atë./S.K/KP/

 

Exit mobile version