Kryeministrat e Polonisë, Republikës Çeke dhe Sllovenisë do të udhëtojnë të gjithë në Kiev më vonë për të takuar Presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky.
Vizita u konfirmua nga qeveria polake, e cila tha se qëllimi i udhëtimit ishte “konfirmimi i mbështetjes së qartë të të gjithë Bashkimit Evropian për sovranitetin dhe pavarësinë e Ukrainës, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.
“Qëllimi i kësaj vizite është gjithashtu të paraqesë një paketë të gjerë mbështetjeje për Ukrainën dhe ukrainasit”, tha ai.
Kryeministri çek shtoi se vizita zyrtare e Këshillit Evropian kishte për qëllim ripërsëritjen e mbështetjes për lirinë dhe pavarësinë.