Liderë nga e gjithë bota u mblodhën në Pragë më 6 tetor për takimin e parë të Komunitetit Politik Evropian, ku mori pjesë edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. E para e vendit në një konferencë për media deklaroi se Komisioni Evropian ua ka dërguar edhe një rikonfimirim të gjitha vendeve anëtare të Bashkimit Evropian rreth kritereve për viza duke vlerësuar edhe reformat e ndërmarra në një vit e gjysmë.
Ndërsa sot më, 7 tetor, udhëheqësit e BE-së do të takohen për të diskutuar tre çështjet më urgjente dhe të ndërlidhura me të cilat përballet Bashkimi Evropian, përkatësisht luftën e Rusisë në Ukrainë, energjinë dhe situatën ekonomike.
Presidenti Charles Michel i është drejtuar me një letër ftesë anëtarëve të Këshillit Evropian përpara takimeve të liderëve të Pragës më 6 dhe 7 tetor. Udhëheqësit do të vazhdojnë t’i diskutojnë këto tema në Këshillin e ardhshëm Evropian në Bruksel më 20 dhe 21 tetor 2022.
Ky takim jozyrtar i Këshillit Evropian zhvillohet pas takimit të parë të Komunitetit Politik Evropian më 6 tetor 2022. Një ditë më parë Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se vendet e Ballkanit do të marrin pjesë në takimin e BE për përballimin e krizës energjetike me të cilën po përballen vendet e Unionit.